Te Napoli janë duke shpresuar rikthimin e Amir Rrahmanit deri në fillim të janarit kur edhe do të takohen me Interin.
Kapiteni kosovar është stërvitur dje me ekipin, ndërsa ka zhvilluar një ndeshje testuese për të parë formën e tij.
Nëse ai vazhdon të stërvitet kështu trajneri, Luciano Spalletti shpreson se Rrahmani do të jetë titullar për duelin ndaj Interit.
Napoli, që kryeson tabelën e Serie A, do të takohet me Interin më 4 Janar. Napolitanët kanë 41 pikë, 11 pikë më shumë se zi kaltërtit, që ndodhen në pozitën e pestë.
Rrahmani ishte lënduar në fillim të muajit tetor, ndërsa kishte humbur përballjet e tij me Napolin dhe Kosovën.
