Të fundit

KPK-ja nuk e lejon ekipin e Paparacit të marrë pjesë fizikisht në mbledhje

Këshilli Prokurorial i Kosovës ia ka ndaluar ekipit të Paparaci.com të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e KPK-së të premten.

Që nga koha e pandemisë COVID-19, më 2020, KPK-ja vazhdon t’i mbajë mbledhjet pa prezencën fizike të gazetarëve dhe shoqërisë civile. Deri para disa muajsh, mbledhjet janë mbajtur online me arsyetimin e zbatimit të masave kundër COVID-19.

Megjithatë, masat anti-COVID janë lehtësuar gati një vit më parë. KPK-ja mbetet i vetmi institucion i cili mbledhjet e saj i transmeton online, por nuk i lejon gazetarët të jenë fizikisht pjesëmarrës në takime.

Ngjashëm ka ndodhur edhe të premten e 23 dhjetorit, kur ekipi i Paparaci.com nuk është lejuar të marrë pjesë fizikisht në mbledhje.

Pjesëtarë të stafit administrativ të Këshillit Prokurorial i kanë thënë ekipit të Paparaci.com se mbledhjet e këshillit mbahen vetëm përmes formës online dhe se asnjë gazetar nuk lejohet të marrë pjesë fizikisht në mbledhje. Ata i kanë ofruar qasje ekipit të Paparaci.com që mbledhjen ta përcjellë vetëm përmes formës online.

Aktualisht, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës është Jetish Maloku. Ai, që nga zgjedhja në krye të këtij këshilli, ishte deklaruar për transparencë dhe llogaridhënie para publikut. Deri sot, zotimi i tij ka dështuar keq. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci