Të fundit

“Nga informacionet e para autobusi ka kontrabanduar naftë dhe fishekzjarre”

Nënkryetarja e Shkupit nga partia Aleanca për Shqiptarët, Bujare Abazi, ka thënë se sipas informacioneve të para qoftë nga institucionet maqedonase ashtu edhe nga ato bullgare, janë dyshimet se në autobusin e “Besa Trans” nga Shkupi po kontrabandohej naftë dhe mjete piroteknike.

Abazi tha se kjo flet për një sistem të korruptuar dhe që ka bërë lëshime.

“Mund të them se ishte një ditë e trishtë jo vetëm për Shkupin dhe për tërë rajonin. Aq më tepër për ne që vijmë nga Çairi dhe rrethi këtu ku kishte shumë nga ta që ndoshta edhe i njohim. Ne e shohim nga informatat që vinë qoftë nga institucionet këtu, qoftë nga ato të Bullgarisë se faktikisht ka pasur një lëshim të institucioneve në zinxhir. Kemi një autobusi pa licencë. Kemi një autobus që ka kaluar në doganë pa u kontrolluar nga asnjëri, pastaj ka kontrabanduar, siç ishin informatat e para, karburant dhe fishekzjarrë. Kjo flet se ne faktikisht kemi një sistem të korruptuar që në vazhdimësi ka bërë lëshime”, ka thënë ajo në emisionin “Frontal”, në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci