Të fundit

Krasniqi thirrje Kurtit: Hiqni barrikadat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë sot sërish thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë vigjilente dhe të reagoj sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat siç tha lideri i opozitës, janë kthyer në punkte të Vuçiqit, si tentim për ndarjen e Kosovës.

Kreu i PDK-së tha se për heqjen e barrikafldave, Qeveria e ka mbështetjen e tij të plotë.

“Prandaj, siç kam bërë gjatë gjithë kësaj kohe, disa herë, po e bëj këtë thirrje përsëri sonte, uroj për herë të fundit: Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë!”, tha Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci