Seriali i zhanrit dramë nga Korea e Jugut, “Squid Game” është bërë seriali më i popullarizuar ndonjëherë i Netflix-it.
Ai ka grumbulluar 111 milionë shikime nga fansat e serialit që kur debutoi në Netflix më 17 shtator.
“Squid Game” shtjellon temën e njerëzve të margjinalizuar që ballafaqohen kundër njëri-tjetrit në lojëra tradicionale fëmijësh, ndërsa fituesi fiton miliona para dhe lojtarët që humbasin, vriten.
Seriali është numër 1 në listën e serialeve më të shikuara në Netflix në 94 vende të botës, transmeton Paparaci.com.
Ky serial është seriali i parë nga Korea e Jugut që ka arritur të jetë numër një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Seriali ka krijuar meme dhe madje edhe ide për kostumet e Halloween.
Suksesi i “Squid Game” përforcon ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën popullore globale, pas arritjeve të tjera që kanë shënuar grupet muzikore si BTS dhe filmi “Parasite”, i cili u shpall fitues i çmimit “Oscar” këtë vit.
Netflix ofron “Squid Game” në të dyja versionet e dubluara dhe të titruara në gjuhë të shumta, duke zgjeruar audiencën e saj.