Të fundit

Kurti për vendimin e OSHP-së për barna: MSH-ja së shpejti del me qëndrim

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Qeveria shumë shpejt do ta japin një qëndrim lidhur me dy vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), që lejojnë blerjen e barnave pa Autorizim Marketing ose certifikatë të cilësisë.

Ai ka thënë se në këtë drejtim presin zbatimin e ligjit.

“Sa i përket vendimit të OSHP-së, ne si Qeveri e Republikës nuk preferojmë t’i komentojmë vendimet e organeve shtetërore. Presim që zbatimi i ligjit dhe i rregullave të jetë në shërbim interesit publik”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se vendimet duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe në interes të publikut.

“Tash e kemi ministër sërish Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroi, dhe e treta e vërteta mbase. Andaj ne duhet ta mbrojmë interesin publik, atëherë kur ky nuk është rasti, për këtë çështje konkrete besoj që Ministria, Qeveria shumë shpejt do ta kenë qëndrimin e vet, por unë edhe një herë po e theksoj që po vendime në përputhje me ligjin dhe rregullat, por gjithmonë në interes të publikut”, ka deklaruar Kurti.

OSHP-ja të mërkurën e javës së kaluar sërish ka vendosur që të kontraktohen barna që nuk i plotësojnë kriteret e cilësisë, efikasitetit e sigurisë.

Institucioni që njihet si “Gjykatë e tenderëve” ka vendosur kundër Ministrisë së Shëndetësisë që kishte anuluar tenderin për furnizim me insulina. Ky tender ishte anuluar për disa arsye, por kryesorja ishte që kompania më e lirë në tender nuk kishte Autorizim Marketing, dokument që dëshmon kualitetin, efikasitetin e sigurinë e barnave.

Sërish OSHP-ja ka zgjedhur që ekspertizën për këtë çështje të mos e bëjë një ekspert i fushës së barnave, por ia ka lënë në dorë Agim Sheqirit, që është ekspert financiar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci