Trajneri shqiptar i futbollit, Klodian Duro ka fituar gjyqin ndaj ish-skuadrës së tij, Feronikelit, për shkak të borxheve të pa paguara drejt tij.
Me këtë rast, Feronikeli i detyrohet 42,000 euro Duros, derisa borxhe të mëdha ka edhe ndaj ish-futbollistëve.
Klubi futbollistik, Feronikeli ekziston ende si person juridik në FIFA dhe pritet t’i nënshtrohet një hetimi, sa i përket borxheve ndaj ish-futbollisteve dhe ish-trajnerit Duro.
FC Feronikeli muaj më parë u funsionua me disa klube duke ndryshuar edhe emrin zyrtar, proces ky që mbetet një enigmë e që u zhvillua në procedura të FFK-së!
