Të fundit

Kuka: Presidenca shqiptare refuzoi shtetësinë për Laura Fazliun

Përmes një statusi në “Facebook”, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka zbuluar se presidenca shqiptare e ka refuzuar Laura Fazliu që të marr nënshtetësinë e Shqipërisë.

Si pasoj e kësaj, para disa muajsh Laura nuk kishte pasur mundësi të udhëtonte me ekipin në Azerbajxhan shkaku i pasaportës.

Kuka tha se presidenca e Shqipërisë e refuzoi për shtetësi shqiptare Fazliun, duke i cilësuar të mjerë ata që nuk e njohin një vajzë që po e bënë kombin shqiptar krenar kudo në botë.

“Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters!

Edhe një informatë për Laurën, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare!

I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura s’mundi të udhëtoj në Azerbajxhan shkaku i pasaportës, muaj më parë!

Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ‘ekspertët’ në Presidencë janë të mjerë. Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencën Shqiptare s’kemi pas kurrë probleme të tilla!”, shkroi Kuka në “Facebook”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci