Të fundit

Xhaçka: Serbia të ndalet, e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” është zhdukur përgjithmonë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të ulen dhe të bisedojnë dhe po ashtu BE-së e SHBA-së që të insistojnë për këtë.

Ajo ka thënë se çdo gjë tjetër pos dialogut do të dështojë.

Xhaçka ka reaguar pasi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se ajo po e inkurajon kryeministrin e Kosovës “që të vazhdojë me provokime”.

Ajo ka thënë se krejt situata në veri është zhvilluar si shfaqje politikash të brendshme dhe nuk po shikohet interesi i qytetarëve.

“As ushtria e Serbisë nuk do të hyjë në Kosovë, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur. Gjithçka ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesin e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë”.

Xhaçka ka shtuar se Serbia duhet të ndalet së përkrahuri ngritjen e barrikadave në veri.

“Serbia duhet të ndalet së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund duhet kuptuar se e ashtuquajtura ‘Kosova&Metohija’ ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”.

“Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdha në rajon dhe ata janë ‘të dënuar’ të gjejnë një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhme të përbashkët”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci