Të fundit

Policia: U dogjën dy kamionë në veri, nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar pasi disa kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut janë djegur gjatë natës.

Sipas Policisë, dy kamionë janë djegur në mëngjesin e hershëm të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë në atë pjesë.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.

Largimi i barrikadave ishte paralajmëruar të nisë sot në orët e mëngjesit, por mëngjesin e së enjtes dy kamionët e vendosur tek vendi i quajtur “Kërshi i Dudës” janë parë të djegur.

Vendosja e barrikadave nga grupe kriminale serbe u bë pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.

Më shumë se 10 barrikada të vendosura nga këto grupe penguan qarkullimin e lirë të njerëzve, ndërkaq edhe reagimi ndërkombëtar në këtë drejtim ishte i dobët.

Digjen dy kamionë në veri që ishin vendosur si barrikada

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci