Të fundit

Gapko po zyrtarizohet te Liverpool: Mezi pres të luaj në Anfield

Sulmuesi holandez, Cody Gapko që shkëlqeu në Kupën e Botës është transferuar te skuadra angleze, Liverpool.

Gapko zgjoi interesimin e shumë skuadrave pas performancave në Kampionatin Botëror, por “The Reds” fituan garën me klubet tjera për shërbimet e 23-vjeçarit.

Gapko ka mbërritur ditën e djeshme në Londër ku ka folur për herë të parë si lojtar i Liverpool.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i emocionuar që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luaj për këtë klub fantastik. Unë mendoj se ky është një klub i madh, dua të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllime të rëndësishme si ato të arritura në të kaluarën. Ka lojtarë të mëdhenj këtu dhe unë mund të mësoj shumë prej tyre.

Kam dëgjuar shumë gjëra të mrekullueshme për stadiumin dhe atmosferën. Qëllimi është të fitoj gjithçka, dua t’i tregoj botës se çfarë mund të bëjmë ne si ekip dhe çfarë mund të bëj unë si lojtar. Jam vërtet mirënjohës që të gjithë po më bëjnë një pritje kaq të ngrohtë dhe mezi pres të shoh të gjithë stadiumin dhe qytetin”, është shprehur ai.

Palët kanë rënë dakord për një kontratë 6 vjeçare që do ta mbajë atë në Angli deri në vitin 2028.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci