Aktivistja social-demokrate, Teutë Rrusta, e ka bërë një postim në Facebook ku e ka denoncuar kryeministrin Kurti për qasje patriarkale.
“Minuti i parë i këtij viti i takon mesazhit qendror: shtoje kombin. Një shqiptar më shumë, apo jo kryeministër?” – janë fjalët e para të znj. Rrusta.
Kryeministri i Kosovës me anë të një statusi në Facebook me rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në QKUK nga ish burri i saj kishte thënë edhe këto fjalë: “…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë,” Pikërisht kësaj deklarate besohet se po i referohet aktivistja e zëshme Rrusta.
Ajo më tej ka shtuar se nuk e kupton se kah vjen një praktikë e tillë, që “glorifikon lindjen dhe pjellorinë.”
“Dy politikanë mbi kokën e një nëne që sapo ka lindur. Çfarë presioni për një mesazh, problematik gjithsesi.” – shkruan ajo.
