Tenisti serb, Novak Gjokovic pothuajse me siguri nuk do të mund të paraqitet në Mastersin në Indiana Wells dhe Miami nëse nuk vaksinohet.
Kështu thonë masat e reja në SHBA. Administrata atje ka zgjatur deri më 10 prill ligjin që kërkon që çdo i huaj të vaksinohet nëse dëshiron të hyjë në Amerikë.
Gjokoviq nuk mundi të hynte në Shtetet e Bashkuara as vitin e kaluar sepse nuk ishte i vaksinuar, kështu që iu desh të humbiste turnet në Miami dhe Indian Wells, si dhe US Open.
Siç janë gjërat, ngjashëm do të ndodhë sërish këtë vit nëse nuk lehtësohen masat.
🚨 | Breaking – USA extends entry requirement of proof of vaccination for non-US nationals until April 10 2023
💥 Unless you fall into an exemption criteria you have to show proof of 2 Covid vaccines, despite most world countries scrapping a vaccine requirements ages ago pic.twitter.com/Ppdg1kLWSP
— Jamie Jenkins (@statsjamie) January 3, 2023
Kujtojmë se në fillim të vitit 2022, një nga ngjarjet më të mëdha të vitit ndodhi në Australi kur Gjokoviq fillimisht u ndalua dhe më pas u dëbua nga vendi. Atij iu ndalua hyrja për tre vjet, por iu fal, kështu që do të mund të luajë sërish në Australian Open këtë vit.
