Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë stinorin pranveror. Skuadra e Piolit shkoi në pushim mes pjesëve në ndeshjen ndaj Salernitanas, me epërsinë prej 2:0.
Rafale Leao shënoi në minutën e 10-të pas asistimit të Tonalit, teksa pesë minuta më vonë shënoi vetë ai.
Milano zhvilloi një pjesë të parë mjaftë aktive duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.
“Rossonerët” ndodhen në vendin e dytë në tabelë pas Napolit.
