Milani e ka nisur mirë rikthimin në Serie A. “Rossonerët” triumfuan përball Salernitanas me rezultat 1:2, duke vazhduar kështu rrugën drejt kreut të tabelës.
Sulmuesi portugez, Rafael Leao shënoi në minutën e 10-të pas asistimit të Tonalit, teksa vetë ai më vonë dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Tonali shënoi në minutën e 15-të për rezultatin 2:0.
Milani kishte edhe mundësi tjera për të shënuar, gjersa iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje pas rishikimit të VAR-it.
Vendasit realizuan në minutën e 83-të me Federico Bonazzoli, por nuk arritën të siguronin të paktën një pikë.
Milan ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me pesë pikë më pak se Napoli në vendin e parë.
Me fillim nga ora 20:45, Napoli sot do të takohet me Interin.
