Klubi i futbollit Drita ka zyrtarizuar Arsim Thaqin si trajner të ri të klubit.
Thaqi e Drita kanë arritur marrëveshje për 1 vjet e gjysmë. Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.
Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndimës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi jonë fillon fazën përgatitore.
Drita kishte mbetur pa trajner pas largimit të Ardian Nuhiut.
