Të fundit

Lampard i bindur se mund ta shpëtojë Evertonin

Frank Lampard beson se ai mund ta rikthejë Evertonin në rrugën e duhur, pas një disfate të tmerrshme 4:1 në shtëpi ndaj Brightonit.

Evertoni pësoi humbje të thellë nga Brightoni në “Goodison Park”, kështu duke regjistruar humbjen e katërt brenda pesë ndeshjeve të Premier Ligës.

Pasi që sezonin e kaluar mbijetesën e siguroi në ndeshjet e fundit të kampionatit anglez, Evertoni tani gjendet në vendin e 16-të me 15 pikë të arkëtuara nga 18 ndeshje.

Evertoni mund të jenë në treshen e fundit të tabelës deri në kohën kur do të përballet me Southamptonin më 14 janar, por Lampard beson se ai mund të kthejë fatin e skuadrës së tij.

I pyetur nëse kishte frikë për të ardhmen e tij, ish-trajneri i Chelseat, Lampard tha:

“Që kur kam qenë këtu, ne kemi qenë në këtë situatë, kështu që nuk është një rast frike, është një rast që thjesht të vazhdojmë të punojmë. Unë nuk mund të kontrolloj bisedat apo vendimet, kur je rreth kësaj zone të tabelës, kjo është ajo që ndodh”, tha Lampard.

“Ju humbni një lojë si kjo, unë kuptoj absolutisht çdo reagim. Unë nuk e dëgjoj shumë sepse nëse e bëni, atëherë ajo bëhet pika juaj kryesore, kështu që nuk përqendrohem në të. Unë jam shumë i sigurt në veten time dhe do të punoj për ta kthyer atë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjet – kjo është gjithçka që mund të shikojmë”, shtoi më tej Lampard.

Evertoni e zhvillon ndeshjen e radhës më 14 janar në Premier Ligë, ku Lampard do të kërkojë vetëm fitoren nga skuadra e tij në përballjen kundër Southamptonit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci