Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj e ka përkrahur iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se shpreson që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë.
“E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
