Të fundit

Ivana Knoll në festën e Leonardo DiCaprios në Miami

Leonardi DiCaprio ditëve të fundit është përfolur shumë për romancën e tij më të re, atë me 23-vjeçaren, Victoria Lamas.

Të mërkurën, fituesi i “Oscar” është rishfaqur në Miami të Floridas, duke organizuar një ndejë për vete dhe shoqet e tij, e ku të ftuar kishte edhe të famshëm të tjerë, raportoi Daily Mail të enjten.

Leonardo në këtë ndejë është shoqëruar nga miku i tij, aktori 55-vjeçar Jamie Fox, reperi Drake dhe disa prej grave më të famshme aktualisht, përfshirë modelen Rebecca Donaldson dhe fansen e famshme të Kupës së Botës, ish-Mis Kroacia, Ivana Knoll.

Në fillim të kësaj jave, Leo është parë duke u relaksuar në një jaht luksoz me modelen Madison Headrick dhe mikun e tij, aktorin Tobey Maguire, dhe një numër grash të tjera, përfshirë aktoren, Ella Balinska.

DiCaprio është i njohur për romancat e shumta me disa prej grave më të famshme të botës së shoubizit. Shumica e lidhjeve të tij janë me gra më të reja se 25 vjeç.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci