Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari tashmë do të ketë një këshilltar të ri, që në të kaluarën i ka ndihmuar edhe Xherdan Shaqirit.
Jashari ka konfirmuar se tash e tutje ai do të këshillohet nga Mathias Walther. Walther do të përkujdeset për punët mediatike dhe marketing.
Walther ka punuar edhe me yjet tjerë të kombëtares helvetike si Embolo e Shaqiri.

Ndryshe nga aspekti profesional, Jashari menaxhohet nga Agron Krasniqi.
Meshufshori 20-vjeçar është duke vazhduar me formën e mirë, teksa ditë më parë ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbetet te Luzerni ku edhe mban shiritin e kapitenit.
