Të fundit

Pas ndëshkimit nga Federata e Spanjës, Lahoz vendos të pensionohet

Gjyqtari i njohur spanjoll, Antonio Mateu Lahoz ka vendosur ti jep fund karrierës së tij shumë vjeçare si gjyqtar i futbollit pas ndëshkimit nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Lahoz është kritikuar mjaftë për ndarjen e drejtësisë në dy ndeshjet e fundit, në Kupën e Botës dhe në La Liga.

Pasi u largua nga Kupa e Botës, Lahoz javën e kaluar ndau drejtësinë në La Liga por as aty nuk shpëtoi pa dënim.

Ai vendos një rekord për ndarjen e kartonëve në Kupën e Botës dhe në La Liga. Federata Spanjolle e Futbollit e ndëshkoi atë duke e lënë pa ndeshje këtë fundjavë, teksa nuk dihet nëse do ti besohet ndarja e drejtësisë edhe në javët e ardhshme.

Pas vendimit të federatës, Lahoz ka njoftuar se ai do ti jap fund karrierës në fund të këtij sezoni.

Gjyqtari 45-vjeçar shihej si njëri prej arbitrave kryesor viteve të fundit në arenën evropiane.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci