Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, u takua me YouTuber-in e famshëm nga Katari, Ghanim Al-Muftah, i cili tërhoqi vëmendjen duke recituar Kuranin në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës së fundit në Katar.
Al-Mufta ka lindur në Doha të Katarit me sindromën e regresionit kaudal, një sëmundje që ndikon në zhvillimin e shtyllës kurrizore të poshtme dhe gjymtyrëve të poshtme, duke e detyruar atë të luftojë dhe të jetojë pa këmbë.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë që në moshën 15-vjeçare të bëhej sipërmarrësi më i ri në Katar.
#CristianoRonaldo ❤️@AlNassrFC pic.twitter.com/wbKxamvKc7
— غانم المفتاح | Ghanim Al-Muftah (@g_almuftah) January 6, 2023
Mjekët i thanë se ndoshta do të vdiste para se të mbushte 15 vjeç, por ai arriti të mbijetojë dhe u jep shpresë të gjithë personave me aftësi të kufizuara.
Ai gjithashtu performoi në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës me Morgan Freeman kur studioi një varg nga Kurani dhe tani më në fund u takua me Cristiano Ronaldon dhe ndau detajet e marrëdhënies së tyre në rrjetet sociale.
Cristiano Ronaldo nuk ishte në garë për ndeshje në të cilën Al-Nassr-i i tij arriti një fitore ndaj Al Tait me rezultat 2:0 dhe ai do të humbasë ndeshjen e radhës për shkak të një pezullimi prej dy ndeshjesh që u bart edhe në Arabinë Saudite.
