Njëri prej futbollistëve më të spikatur të Kampionatit Botëror, Joshko Gvardiol ka komentuar situatën ku ai ishte ‘kapur’ me cigare në dorë në një klub nate pas Botërorit.
“Nuk kam për çfarë të pendohem. Fituam medaljen e bronztë. Mund të jetë joprofesionale, por në atë moment jemi të gjithë të lumtur. Ishim jashtë. Pse jo? E di kur të vij në klub që për gjashtë muajt e ardhshëm do të përqendrohem sa më shumë te klubi”, ka thënë Guardiol për foton që u komentua shumë pas përfundimit të Botërorit.
Chelsea transfer target Josko Gvardiol ‘caught smoking’ in nightclub following World Cup https://t.co/BYhL377P7L via @NewsNowUK
— Lynn Hamer (@evilbluebird) December 19, 2022
Gvardiol ishte pranë kalimit te Chelsea i cili ende nuk u dorëzua, mundësia e atij transferimi u përmend edhe në këtë afat kalimtar.
“Ishte një marrëveshje për dimër. Ka ardhur dimri, tani duhet të shohim se çfarë dhe si të vazhdojmë, por në rregull. Ka kohë, do të shohim” – u përgjigj mbrojtësi 20-vjeçar i Leipzigut.
