Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Babush i Muhaxherëve.
Sinjali ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas tyre dyshohet se janë lënduar tre persona, teksa në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante.
