Disa ditë pas thirrjes së Ambasadës së ShBA-së për respektimin e vendimit të Gjyjatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, shkruan Paparaci.
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka bërë një kërkesë të tillë pas vizitës që ka bërë sot në Manastirin e Deçanit.
Szunyog në një postim në Twitter ka shkruar se të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen.
“Vizitova Manastirin e Deçanit sot. Toleranca dhe respekti reciprok janë çelësi për një shoqëri multi-etnike dhe demokratike. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës ta zbatojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen”, ka shkruar shefi i BE-së në Prishtinë./Paparaci.com
Visited Deçan Monastery/Visoki Dečani 2day. Tolerance & mutual respect are key for a multi-ethnic & democratic society. I call on KS Government to implement CC judgment. The property rights of the Monastery should be respected. pic.twitter.com/PQDMnnV60p
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 25, 2021
