Dy raste të vjedhjes në dy xhami kanë ndodhur të shtunën në Prishtinë, raporton Paparaci.
Sipas PK-së, rasti i parë ndodhi në rrugën Ilir Konushevci, Prishtinë rreth orës 06:48.
Në njoftim u tha se imami në këtë xhami ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para).
Rasti vijon në procedurë hetimore.
Kurse, rasti i dytë ndodhi rreth pesë orë më vonë.
Në rrugën Ibrahim Lutfiu, një imam ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar apo thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur pesë euro dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë.
“Rasti në procedurë hetimore”, tha Policia.
