Të fundit

Arrestohet rumuni në Morinë, kishte 70kg kanabis me vete

Një 48-vjeçar nga Rumania është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Indicia”.

Në pikën kufitare të Morinës, në dalje, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B. hetimore të DVP Kukës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, shkruan Euronews.al, transmeton Paparaci.

Kokaina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

48-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci