Të fundit

Ahmeti shpalos ‘krimin’ brenda FFK-së: Agim Ademi me aktakuzë, ja pse s’po licencohet

Federata e Futbollit të Kosovës nuk i plotësoi kriteret për licencim, por duket se nuk po i plotëson as kushtet e lojtarëve që po e braktisin kombëtaren.

Kështu ka deklaruar ish-zv/sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, teksa ka shtruar disa pyetje mbi këtë çështje.

Ai foli për problemet ligjore që po vazhdojnë të përballen udhëheqësit e shtëpisë së futbollit kosovar, raporton Paparaci.

“Pse nuk u licencua FFK?! Pse Agon Sadiku braktisë Kosovën për Finlandën?! Federata e Futbollit të Kosovës e humbi dhjetorin e 2022, tani edhe janarin e 2023, e kush e di edhe sa muaj të tjerë, per shkakun se nuk po licencohet nga MKRS. Për shkak të problemeve organizative që i mungojnë dhe problemeve me ligjin, si dhe pozitat qe mbajnë krerët e FFK-së”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebook.

Sipas tij, dihet se Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka edhe aktakuzë të konfirmuar duke shkuar në gjykatë për korrupsion, ndërsa shtoi se hera e fundit qe më 7 nëntor 2022.

Ndër të tjera,  ai shtoi se u.d. sekretari i FFK-së, Arianit Hodaj dyshohet për konflikt interesi për shkak se ai gjithashtu mban pozitën edhe të avokatit të kreut të FFK-së, Agim Ademi, në betejat e tij ligjore.

“Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompanin e tij “Hodaj&Partners”. Se a ka konflikt interesi pozita e tij si U.D Sekretarit Gjeneral i FFK dhe avokat për ta mbrojtur Agim Ademin në Gjykatë duhet ta vlersojnë organet e drejtësisë”.

“Por tani më është fakt që për shkak të këtyre dy emrave Agim Ademi dhe Taulant Hodaj (rekomandimet e MKRS), FFK nuk është licencuar, madje për vitin 2022 Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur rreth gjysmë milioni € (euro) nga mos marrja e vërtetimeve për sponsorizim shkak mos licencimi”, shtoi Ahmeti në një postim në Facebook.

“Për të mbajtur pozitën në kundërshim me çdo ligj/rregullore/statut dhe kod të etikes Agim Ademi klubeve si duket ju ka humbur mjetet që llogaritet të jenë miliona euro nga sponsorizimi, në mungesë të marrjes së vërtetimit nga MKRS dhe do humbasin edhe miliona tjerë si duket, nëse nuk ka reflektim të vet klubeve”, vijoi ai.

Sipas tij, FFK-ja në vend se të ishte servis, për klubet është bërë pengesë e cila siç thotë ai, po i ngulfat vet ato duke i quar në prag falimentimit.

“Poblemi tani më është kredibiliteti i institucionit të futbollit tonë, futbollistët po e braktisin Kombetarën e Kosovës jo me vetëm për Shqiperinë, Zvicrrën, Gjermaninë apo Suedinë, por edhe Finlanda po ia merr lojtarët Kosovës. Lexo deklaraten e Agon Sadikut përse ka ndryshuar fanelën Kosovës dhe i është bashkuar Finlandës”, theksoi Ahmeti.

“Është mirë ta dinë Komuniteti i Futbollit të Kosovës se çfarë “borxhi” i paskan Agim Ademit, i cili e ka kthyer Institucionin më të lartë të futbollit në vend si mburojë të tij, duke u fshehur pas FFK-së për të kaluarën e tij me vepra kriminale”, përfundoi ai.

Nga ana tjetër, licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës po del të jetë një problem mjaftë serioz në këtë proces të nisur në fillim të vitit të kaluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

FFK ka dërguar tashmë dokumentacionin e kërkuar nga MKRS-ja për licencim, por këta të fundit kanë kthyer përgjigje duke kërkuar dokumentacion shtesë për ta dëshmuar të gjithë rregullativën brenda kësaj federate në mënyrë që të lëshohet licenca e re.

Që Federata e Futbollit është në procedurë të licencimit dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje, e ka thënë ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Ai për KosovaPress ka deklaruar se nuk ka diçka të jashtëzakonshme me FFK-në sepse kjo federatë i ka plotësuar pjesën dërmuese të kritereve.

“Federata më e madhe, ajo e Futbollit është në procedurë edhe ajo i ka plotësuar pjesën dërmuese të kritereve, janë edhe disa sqarime, verifikime duke u bërë dhe kjo është procedurë e zakonshme. Asnjë federatë nuk është licencuar me të parën… Pra, asgjë e jashtëzakonshme, nuk do të ketë pengesa nga ana jonë, përkundrazi do të ketë mbështetje për federatat… Pra ne duam licencim, nuk do të ketë vendim për refuzim të kërkesës për licencim asnjëherë pasi edhe ne bartim një pjesë të përgjegjësisë nëse dikush nuk e merr licencën sa më shpejtë, por do të jetë çështje kohe”, ka thënë i pari i MKRS-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci