Trajneri argjentinas i Atletico Madrid, Diego Simeone do ti japë fund karrierës 12 vjeçare nën udhëheqjen e ekipit nga Madridi.
Sipas raportimeve nga “El Chiringuito”, Simeone do të largohet nga Atletico Madridi pas përfundimit të edicionit 2022/23.
Simeone e kishte marrë drejtimin e Atletico Madridit më 23 dhjetor të vitit 2011, duke zhvilluar 605 takime deri më sot.
Por, eliminimi nga Liga e Kampionëve në këtë edicion ka zhgënjyer bordin e klubit dhe ata duan ta largojnë atë.
Edhe pse kontrata nuk skadon deri në vitin 2024, të dyja palët thuhet se kanë vullnet që t’i ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.
Një pjesë tjetër që e bën largimin e Simeones të mundshëm, është edhe raporti i tij me lojtarët, që është prishur dhe thuajse pakkush e do atë në skuadër.
