Të fundit

Drejtuesit e Norwich flasin rreth situatës së Rashicës me Galatasarayin

Klubi i Norwich City, në pronësinë e të cilëve ndodhet sulmuesi kosovar, Milot Rashica, ka folur rreth situatës së sulmuesit 26-vjeçar dhe klubit të Galatasaray ku momentalisht ai ndodhet në huazim.

Rashica ishte transferuar te gjiganti turk në formë huazimi në fillim të edicionit, pasi skuadra e Norwich City nuk arriti të mbijetonte në Premier Ligë, por Galatasaray tashmë dëshiron shërbimet e tij të përhershme.

Lidhur me dëshirën e gjigantit turk dhe vetë Rashicës ka folur drejtori sportiv i Norwich, Stuart Webber. Sipas Webber klubi anglez është duke monitoruar situatën, mirëpo kontrata qëndron vetëm deri në fundin e edicionit dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Dëgjojmë që edhe Rashica edhe Galatasaray janë të lumtur. Kjo na kënaq edhe neve. Shpresoj që ta fitojnë kampionatin dhe të shkojnë në Ligën e Kampionëve. Marrëveshja mes klubeve përfundon në fund të sezonit. Mendoj se 20 ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Shpresoj që ta përfundojmë sezonin në një moment të mirë. Do të flasim për situatën e Rashicës në fund të sezonit”, ka thënë drejtori sportiv, Webber.

Rashica ka kontratë me skuadrën e Norwich City deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon te Galatasaray ka zhvilluar 11 ndeshje duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar katër asisitme.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci