Skuadra e Chelseat dhe ajo e Atletico Madrid kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar, Joao Felix.
Felix do të transferohet te “Blutë e Londrës” në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe paga e tij do të mbulohet e tëra nga londinezët.
Sulmuesi portugez duhet që fillimit të zgjasë kontratën me Atleticon deri në vitin 2027 për ta kompletuar transferimin e tij.
Joao Felix do të fluturojë për në Londër në orët në vijim për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën shumë shpejt.
