Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka suspenduar përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxhën.
Ajo ka thënë se vendimi është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara, shkruan Paparaci.
“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv. Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, ka shkruar ajo në Facebook.
Por kjo nuk është hera e parë që përmbaruesi Ilir Mulhaxha “suspendohet”.
Vitin e kaluar ishte Blerim Sallahu, zëvendës i Albulena Haxhiut i cili kishte njoftuar se përmbaruesi privat Ilir Mullhaxha ishte suspenduar.
Por që vendimet e Ministrisë së Drejtësisë dy herë i konstatuan si të kundërligjshme dy gjykata.
Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ajo Komeraciale konstatuan dy herë si të paligjshme vendimet e Blerim Sallahut, zëvendësit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Duket se Ministria e Drejtësisë është e vendosur që përmbaruesitt Ilir Mulhaxhës të mos i lejohet të e ushtroj veprimtarinë e tij si pëmbarues, tani duke u arsyetuar se është kërkesë e AKP-së.
Kujtojmë se përmbaruesi Ilir Mulhaxha është vëllai i Fatmire Mulhaxha-Kollçakut, bashkëpartiakes së ministres Haxhiu.
Deri më tani ajo nuk ka pasur ndonjë deklarim lidhur me “sulmet” e MD-së ndaj përmbaruesit Ilir Mulhaxha.
Sidoqoftë në vendimin e publikuar nga Haxhiu të martën për suspendim, përmbaruesi Mulhaxha si “këshillë juridike” është thënë se ka të drejtë ankimore në gjykatë./Paparaci.com/
Vendimet e paligjshme të zëvendësit të Albulena Haxhiut që i konstatoi dy herë gjykata
