Policia e Kosovës në një njoftim për media ka treguar se dje, në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik është arrestuar J.L, 26 vjeçar, i cili ishte në kërkim.
Ai po kërkohej me vendim të Gjykatës Themelore në Kaçanik pasi ka kryer veprën “Lëndim i lehtë trupor”. I njëjti ishte dënuar me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditëve
Kurse, rreth orës 21:25, një person është ndaluar e më pas është arrestuar një person në Pikën Kufitare Hani Elezit, i cili ishte në kërkim për veprën “Kalimi i paautorizuar i kufirit”.
XH.L i moshës 35 vjeçare ishte dënuar me dënim burgimi prej 15 ditëve ose 300 euro.
Të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
