Tekniku portugez, Jose Mourinho ka thënë se Kupa e Italisë është njëri prej kompeticioneve më të keq në Evropë.
Roma e Mourinhos u kaloi mbrëmë në rrethin tjetër të Kupë së Italisë pasi mposhti Genovan me rezultat 1:0.
Pas ndeshjes, Mourinho diskutoi nëse kjo skuadër e Romës mund ta fitojë Kupën e Italisë, teksa e cilësoi si kupën më të keqe në Evropë.
“Së pari, do të them se do të doja ta fitoja, e fitova një herë duke luajtur kundër Romës, do të doja ta fitoja duke luajtur me Romën në Romë. Mendoj se është kupa më e keqe në Evropë, nuk mbron skuadrat më të vogla”, tha trajneri portugez.
Roma shënoi fitore falë golit të Pualo Dybala.
