Të fundit

Djali i Ronaldinhos fillon provat te Barcelona

Barcelona së shpejti mund të fillojë një epokë e re të Ronaldinhos, me djalin e legjendës së klubit që thuhet se është në prag të nënshkrimit me klubin.

Djali i Ronaldinhos mund të jetë i riu i ardhshëm që do të vijë në klub dhe ata do të shpresojnë që ai të ketë gjysmën e talentit të babait të tij ikonik.

Sipas gazetarit Adrian Sanchez, sulmuesi adoleshent Joao Mendes de Assis Moreira është aktualisht në prova në Camp Nou dhe raportet në Brazil shtojnë se lëvizja është afër të finalizohet.

Djali i legjendës, Joao Mendes së fundmi ka ndërprerë kontratën me skuadrën braziliane Cruzeiro, duke e lënë të lirë të gjejë një klub të ri.

Ai thuhet se ka qenë duke u stërvitur me skuadrën e klubit Juvenil A, ku ai ka pasur provën e tij, dhe presidenti i klubit Joan Laporta madje po i kushton vëmendje mënyrës se si ecin gjërat.

Vendimi nëse do të nënshkruajnë apo jo sulmuesi krahut të majtë do t’u takojë përfundimisht trajnerëve në akademinë legjendare të klubit La Masia.

Ronaldinho është absolutisht sinonim i Barçës, duke iu bashkuar klubit në vitin 2003 dhe duke fituar dy tituj të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci