Të fundit

Xavi për finalen kundër Real Madridit: Më pëlqen të luaj kundër më të mirëve, dua titullin

Barcelona arriti të kualifikohet në finale të SuperKupës së Spanjës pasi mposhti në gjysmëfinale Real Betisin pas penalltive. Në finale, Barcelona do të takohet me Real Madridin.

Tekniku i blaugranave pas ndeshjes, u shpreh se atij i pëlqen të luaj gjithnjë kundër më të mirëve.

“Është një finale e shumëdëshiruar dhedo të kërkojmë me çdo kusht titullin. Unë dua gjithnjë të luaj kundër më të mirëve dhe të fitoj. Është një titull i rëndësishëm që mund t’i japë shumë moral sezonit tonë.

Synimi ynë është të luftojmë për tre titujt në të cilët jemi në lojë. Sa i përket aspektit të lojës, do të duhej të ishim treguar më të zotë në momentin kur nuk e kishim topin në kontroll. Ia komplikuam jetën vetes, kjo edhe për shkak se Betis është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet të bëjmë edhe autokritikë pasi mund të bëjmë shumë më shumë në këtë sezon dhe të marrim më të mirën”, u shpreh Xavi.

Kujtojmë se finalja e Superkupës së Spanjës do të luhet të dielën në Arabinë Saudite duke filluar prej orës 20:00.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci