Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, përmes një fotografie të publikuar në Facebook ka folur për miratimin në lexim të parë të projekt-buxhetit të Kosovës.
Ajo tha se ky është buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës.
“Me 65 vota PER, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, sonte u miratua në lexim të parë projekt buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2022 në vlerën prej 2, 7 miliardë Euro!
Ky është buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës”, shkroi deputetja Kusari-Lila.
