Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër do të takohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Në njoftimin e lëshuar nga kuvendi thuhet se takimi do të fillojë nga ora 13:40.
Fajon sot do të mbërrijë në Kosovë dhe do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ajo pritet që gjatë ditës së nesërme të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
