Të fundit

Kurti në Forumin e Davosit, udhëton vet i katërti për në Zvicër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Shefi i ekzekutivit ka udhëtuar drejt Zvicrës, i shoqëruar nga katër zyrtarë të tjerë qeveritarë, përfshirë edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

“Ndërkaq, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, Kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës”, ka njoftuar qeveria.

Forumi i Davosit është një ngjarje e cila organizohet çdo vit dhe në të marrin pjesë liderë shtetërorë nga e gjithë bota.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci