Të fundit

Mediat serbe: Gazetari slloven zbulon si është financuar fushata e Kurtit

Gazetari slloven Luka Persh, portali i të cilit “Prava” ishte ndër të parët që ka shkruar për aferën korruptive të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në qendër të të cilit është kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaron për portalin në gjuhën serbe “Kosovoonline” se ambasadori Berishaj vetëm gjatë viteve 2019 dhe 2020 ka mbledhur më shumë se gjysmë milioni euro, të cilat dyshohet se janë marrë nga kompania GEN-I.

Kompania GEN-I është distributori kryesor i energjisë elektrike në Slloveni.

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka bërë kallëzim penal ndaj Berishajt dhe mediat kanë raportuar se ai ka marrë së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN-I nga viti 2019 deri në prill të vitit 2022, duke iu shmangur tatimeve. Opozita në Kosovë pretendon se pas gjithë kësaj qëndron kryeministri Albin Kurti dhe se kompania e lartpërmendur ka transferuar për fushatën e tij zgjedhore edhe 14 milionë euro, shkruan gazeta serbe “Danas”.

“Në qendër të rrëfimit është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Televizioni slloven “Planet” ka zbuluar se në vitin 2019 dhe 2020, ai ka tërhequr më shumë se gjysmë milioni euro me së paku 13 tërheqje parash. Në aplikacionin online ERAR, është zbuluar se GEN-I slloven ka grumbulluar më shumë se katër milionë euro në disa transferta prej gushtit deri në dhjetor 2019 përmes filialit të tij në Beograd. Me shumë mundësi mund të konkludojmë se një pjesë e parave të mbledhura të Berishës ka ardhur direkt nga Sllovenia”, thotë Persh.

Bashkëbiseduesi i gazetës tregon se ka parë informacione në disa media të huaja se paratë e GEN-I kanë hyrë në fushatën parazgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, transmeton Paparaci.

“Sa më kujtohet, këtë fillimisht e kanë raportuar mediat kosovare. Për këtë kanë folur edhe në komisionin hetimor parlamentar të Kosovës. Por, një nga gazetarët më të mirë investigativ slloven, Bojan Pozhar, ka shkruar se një pjesë e parave është dashur të shkojnë në Kosovë, për Kurtin. Tatjana Bobnar, ish-ministre e brendshme në qeverinë e Robert Golobit kishte dhënë dorëheqje. Pozhar pretendon se kryeministri aktual slloven Golob do ta kishte shumë të vështirë të ndalonte hetimin, edhe sikur ta zëvendësonte gjysmën e policisë. Personalisht dyshojë përse GEN-I transferoi më shumë se 10 milionë euro në dy operacione bankare me disa transferta në filialin në Tiranë në vitin 2021”, thotë Perish.

Sipas fjalëve të tij, “emëruesi i përbashkët në të gjithë histori” është ish-anëtari i stafit të presidentit amerikan Barack Obama, Arun Chaudhary.

“Ai ndihmoi fushatën e Albin Kurtit në vitin 2021 dhe fushatën e referendumit në Slloveni për Ligjin për Ujërat. Iniciatori kryesor i referendumit ishte organizata joqeveritare “8 Marsi”. Udhëheqësja qendrore e “8 Marsit” ishte bursistja e Fondacionit Barack Obama, Nika Kovaç. Ajo ishte ndër të parat që i bëri vizitë zyrtare kryeministrit aktual të Sllovenisë Robert Golob. Ndoshta ju intereson përse GEN-I në Tiranë kishte nevojë për një shumë të tillë parash dhe për çka u shpenzuan ato. Në Bosnje dhe Hercegovinë, kompania sllovene GEN-I transferoi më shumë se 60 milionë euro në filialin e saj në Sarajevë nga viti 2015 deri në vitin 2020”, thotë Persh.

Sipas fjalëve të tij, në një prej vendeve evropiane është shkruar një aktakuzë prej 250 faqesh.

“Burimet e mia nga inteligjenca e huaj më ka thanë se në një nga vendet evropiane është bërë një aktakuzë prej 250 faqesh kundër kartelit ballkanik të energjisë elektrike. GEN-I është ekspozuar në të në më shumë se njëzet faqe. Këtu janë të gjitha transaksionet ndërmjet elektro lojtarëve ballkanikë në 20 vjetët e fundit. Vlerësohet se pesë miliardë euro u zhdukën në Ballkan në marrëveshjet e energjisë elektrike. Dua të besoj se të dhënat nuk janë të sakta. Përndryshe, do të përjetojmë një nga skandalet më të mëdha financiare në Ballkan”, konsideron Persh.

Persh iu referua edhe akuzave të zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Dua vetëm të informoj përfaqësuesin e respektuar të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, se “mediat e dyshimta” i kanë të gjitha informacionet për aferën Berishaj dhe 100 milionë eurot “të zhdukura” dhe kjo ka ardhur në bazë të raportimeve të mediave të tjera dhe të dhënave publike të publikuara zyrtarisht”, përfundoi Persh./Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci