Kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për ndeshjen mes Dritës dhe Gjilanit, i cili njëkohësisht është edhe derbi më i madh futbollistik në vendin tonë dhe jo vetëm.
Ai e uroi ekipin e Gjilanit për fitoren ndaj Dritës teksa shtoi se qyteti i tij dëshiron të ketë vetëm kampion.
Nënkryetari i LDK-së tutje ka folur edhe për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit. Thotë se pa filluar ky stadium as nuk do të përfundohet dhe sipas tij, kjo do të kryhet.
“Ju duam shumë dhe stadiumi është me rëndësi që ka fillu me u ndërtu. Kemi mbërri deri këtu. Kemi me e kry se pa fillu nuk përfundon”, shtoi Haziri në Facebook.
