Të fundit

Detajet e kontratës mes Trashit dhe Ballkanit

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Lorenc Trashi do ta vazhdoj karrierën e tij te Kampioni i Kosovës, Ballkani.

Mbrojtësi 30-vjeçar i Kombëtares Shqiptare ishte i lirë prej fundit të dhjetorit, pasi i përfundoi kontrata me klubin e Al Qadsia në Kuvajt.

Për Trashin shfaqën interes shumë skuadra, por në fund futbollisti zgjodhi kampionët e Kosovës, ku do të punojë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

SuperSport mëson se palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 1.5 vjeçare, nga e cila Trashi do të përfitojë rreth 7 mijë euro në muaj.

Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë transferim ka luajtur edhe Nderim Nexhipi, të cilin Trashi e ka pasur shok skuadre te Partizani dhe që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Ballkani.

Lorenc Trashi pritet të fluturojë nesër drejt Antalias, për t’u bashkuar me kampionët e Kosovës, të cilët po zhvillojnë fazën përgatitore në tokën turke.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci