Të fundit

Donçiq humbet gjyqin kundër nënës së tij

Basketbollisti slloven i NBA, Luka Donçiç tërhoqi padinë e tij dërguar në Zyrën e Patentave dhe Pullave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kështu i dha fund betejës ligjore me nënën e tij, Mirjam Poterbin, e cila mbeti kështu pronare e të drejtave të markës së tij.

Donçiq ka dashur ta regjistrojë markën e tij me emrin “Luka Doncic”, por zyra e regjistrimit ka refuzuar sepse tashmë ekziston një markë “Luka Doncic 7” të cilën nëna e tij nuk ka dashur ta anulojë.

Në padi ai ka deklaruar se nuk është i lidhur me atë markë dhe se nuk e miraton nxjerrjen e produkteve dhe shërbimeve në treg me atë emër.

Slloveni po ashtu në padi ka deklaruar se ishte shumë i ri kur regjistroi markën dhe nuk dinte çfarë të bënte, ndaj gjithçka ia la nënës së tij duke firmosur dokumentet e nevojshme.

Mirjam mori drejtimin e markës së djalit të saj gjatë sezonit 2018/19, pra kur ai sapo kishte ardhur në ligën e NBA.

“Unë vazhdoj të rritem si lojtar dhe si person, kështu që është e rëndësishme për mua të kontrolloj markën time”, tha Donçiç në kohën kur ngriti padinë.

Luka pak më shumë se një vit më parë nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Dallasin, nga e cila do të fitojë 207 milionë euro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci