BBC ka kërkuar falje pasi një audio pornografike u dëgjua gjatë transmetimit të ndeshjes mes Wolves dhe Liverpool në kuadër të raundit të tretë të FA Cup të martën mbrëma.
Gary Lineker po komentonte ndeshjen, kur u ndërpre nga zhurma të forta rënkimi në studio.
Ai më vonë zbuloi në Twitter se tingulli kishte ardhur nga një telefon celular i fshehur që ishte “ngjitur në pjesën e pasme të kompletit”.
“Më duhet të them, mendova se ishte qesharake”, tha Lineker më vonë për BBC Newsnight. “Nëse do të më thoshit këtë mëngjes se sonte do të isha në Newsnight duke folur për një skandal pornografie – do të isha tmerruar.”

BBC ka kërkuar falje për incidentin dhe ka premtuar se do ta hetojë.
“Ne i kërkojmë falje çdo shikuesi të ofenduar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të futbollit këtë mbrëmje. Ne po hetojmë se si ndodhi kjo,” tha një zëdhënës i kanalit televiziv.
