Të fundit

Gjykata rumune merr vendim për Andrew Tatein

Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt pasi gjykata rumune zgjati ndalimin e tyre policor.

Dyshja po hetohen mbi akuzat për sulme seksuale dhe shfrytëzim, dhe një gjykatës ka vendosur që ata do të mbahen në burg edhe për 30 ditë të tjera, derisa policia të ndërtojë çështjen e tyre.

Arsyet për këtë zgjatje do të jepen me një deklaratë me shkrim më vonë.

Tate dhe vëllai i tij mohojnë akuzat kundër tyre.

Andrew Tate, një ish-kikboksier, ka miliona ndjekës në internet pavarësisht se është i ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube për komente mizogjene.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci