Të fundit

Edi Rama: Do të votoja pro bashkimit kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të votonte pro bashkimit kombëtar në rast të mbajtjes së një referendumi paqësor për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama, ka thënë se bashkimi kombëtar do të ndodhë një ditë.

“Nëse do të thyeja fshehtësinë e votës dhe në rast të një referendumi paqësor, unë do të votoja pro bashkimit kombëtar”, ka thënë kryeministri shqiptar.

“Unë them se kjo do të ndodhi. Nuk di se kur do të ndodhi, por se kjo do të ndodhi një ditë: unë them se po. Tani, atyre që dalin dhe bërtasin për Shqipërinë e Madhe, unë them se fallxhorët nuk gjykohen. Por, nëse unë dotë hidhja fall, unë them se kjo do të ndodhë”, tha Rama.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci