Të fundit

Hovenier pas vërshimeve: Zemrat tona janë me Kosovën që po lufton me përmbytjet

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar në lidhje me vërshimet që kanë përfshirë vendin.

Hovenier tha se lutjet janë me popullin e Kosovës që aktualisht janë duke luftuar me përmbytjet dhe po përballen me humbje të mëdha.

“Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset”, shkroi Hovenier.

Kujtojmë se shumë qytete të Kosovës janë vërshuar nga uji si pasojë e reshjeve të dendura.

Ndër qytetet më të dëmtuara nga vërshimet janë Skenderaj, Istogu e Mitrovica, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi banimi e objekte afariste.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci