Të fundit

Musiu – Statovcit: Shko në Tushile dhe mësoje kush i mbrojti kufijtë e Kosovës

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së i ka reaguar Jeta Statovcit nga Lista Guxo, pasi kjo e fundit tha se Vlora Çitaku ishte angazhuar “ta cungojë Kosovën”.

Musliu ka ftuar deputeten Statovci që ta vizitojë fshatin Tushile të Skenderajt dhe ta mësoj të vërtetën se kush i mbrojti kufijtë e Kosovës.

“Zonja Jeta Statovci, kolege e nderuar, sa merresh me teori konspirative të ftoj qysh neser ta vizitosh Fshatin Tushile ku gjatë Luftes strehoj mbi 30 mije refugjatë e sot është rrenuar nga vërshimet! Në Tushile do ta mesosh të vërteten se kush I mbrojti kufijt e Kosovës e kush është i gatshem ti mbrojnë edhe sot, nesër dhe saherë të jetë nevoja!”, shkruan ajo.

Statovci e Guxo-s: Çitaku u angazhua ta cungojë Kosovën

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci