Beniada Nishani për publikun është bërë më e njohur nga pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo ka qenë pjesë e këtij formati në edicionin e kaluar, ndërsa është pëlqyer mjaft shumë për pozitivitetin dhe energjinë që solli brenda.

E së fundmi, konkurrentëve në BBVA 2 iu dha një detyrë nga ‘Vëllai i Madh’ që t’i komentonin disa nga banorët e edicionit të kaluar.
Pas kësaj, një reagim nuk mungoi nga modelja shqiptare duke folur sërish për eksperiencën në Big Brother VIP.

