Të fundit

Hidhet shorti i play off për Botërorin 2022

Është hedhur sot shorti i play offit për skuadrat e fundit që do të shkojnë në finalet e kampionatit botëror të Katarit që do luhet në 2022.

Njëra mes Italisë dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos do të mbetet jashtë botërorit.

12 skuadrat u ndanë në tre grupe me nga 4 skuadra. Në grupin e parë janë Skocia me Ukrainën dhe Uellsi me Austrinë, fitueset e këtyre çifteve do të përballen në finale dhe kush fiton do të shkojë në botëror.

Italia do të ndeshet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut ndërsa Portugalia me Turqinë, fitueset do të përballen në finale.

Në grupin tjetër do të përballen Rusia me Poloninë dhe Suedia me Çekinë, fitueset përballen në finale.

Ndeshjet e para të play offit do të luhet në një takim të vetëm, ndërsa gjysmëfinalja do të luhet në shtëpinë e skuadrës që ka renditjen sipas FIFA-s, më të mirë

Gjysmëfinalja do të luhet në 24 mars 2022 ndërsa ndeshja finale 5 ditë më vonë në datën 29 mars

Ukraina dhe Rusia nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci